Muriqi, me Çekinë vendimtare


Në prag të takimit për ‘Euro 2020’ Gr A, ndaj Çekisë me 7 shtator në ‘Fadil Vokkrri të Prishtinës, sonte në mbrëmjë dy lojtarët Florent Hadërgjonaj dhe Vedat Muriqi, dolën në një konferëncë shtypi.

 Përpos vlerësimit të kundërshtarit dhe rëndësisë së takimit, të dy futbollistët u ndalen edhe te mungesat e shumta në takimin me çekët por dhe në marëdhënjet me klubet ku ata militojnë.

Muriqi e konsideroi angazhimin me Ferebaçen si suksesin më të madh në karrierë dhe shtoi që gjithkush që aktivizohet në kampionatin turk e ka ëndërr të veshë fanellën ‘fenere’ me urimin për tu shpallur kampion.

Ndërsa Hadërgjonaj, e vuri theksin më së shumti te fakti që futbollistët në dispozicion të Shaland (mungesë e madhe Rashica),duhet të mëndojnë të japin maksimumin dhe se takimi me Çekinë, merr rëndësi edhe për objektivin në këto kualifikuese.

Sfida me Çekët, rival i drejtpërdrejtë i Kosovës për vendin e dytë në grupin A, luhet me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa me 10 shtator, formacioni ‘Dardan’, udhëton drejt Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!