Një ‘Sokol’ në vend të Josës

Prishtina pas largimit të Mirel Josës, i ka dhënë shpejt drejtim çështjës së pankinës së skuadrës kryeqytatase që militon në Ipko.

Sipas asaj që raportohet nga mediat në Kosovë, trajneri i ri i Prishtinës do të jetë i mirënjohuri Bylbyl Sokoli.

Trajneri më herët e ka drejtuar Prishtinën (2014-15), por së fundi ishte pjesë e stolit të Ferizajt. Sokoli, u prezantua sot para skuadrës, teksa grupi po stërvitej në fushën  “2 korriku”.

Kontrata e trajnerit të ri, do të jetë e vleshmë deri në fund të edicionit. Nga 60 vjeçari, pritet një ridimensionim i ri i klubit të presidentit Remzi Ejupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!