Droni që nuk pati… ‘bateri’

Ndalohet një ‘bandë’ serbe me pekt çekësh. Në prag të takimit të nesërm mes Kosovës dhe Çekisë, një ‘trupë’ e ideuar nga ekstremistë serbë por jo vetëm, pritej të krijonin trazira në Prishtinë.

Tetë shtetasit çekë të ndaluar sot nga Policia e Kosovës e që planifikuan ngritjen e dronit mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrim “Kosova është Serbi”, kishin veshur edhe maica me fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin.

Ata janë kapur në flagrancë falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt.

Droni dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë konfiskuar ndërsa çekët po mbahen në ndalim policor deri në një vendim të ri të autoriteteve, raporton Indeksonline. Mësohet se njëri nga çekët e ndaluar ka edhe nënshtetësi të Serbisë.

Ata kishin planifikuar ngritjen e dronit nesër rreth orës 15:00 mbi stadiumin “Fadil Vokrri” kur pritet të zhvillohet loja Kosova-Çekia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!