Mbape: ‘Kthehem shpejt në fushë’

Parisi fitoi bindshëm në fundjavë në Ligë 1, ndërsa në terren humbi lojtarin kryesor Kilian Mbape. Ndaj Tuluzë, sulmuesi pësoi një tërheqje muskulare në kofshën e majtë dhe të dhënat e para, pas kontrolleve të specializuara, ngritën alarmin.

Mirpo gjithçka vjen e qetësohet nga vetë futbollisti që konsiderohet si pasuesi i Pele në futbollin aktual. Në një postim në Istagram, 20 vjeçari ka qetësuar:

“Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Nga sot, nis rehabilitimin në mënyrë që të kthehem shpejt për të ndihmuar skuadrën dhe kombëtaren sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!