Vllaznia, shtohet edhe me dy brazilianë…

Tri ditë para fillimit të Kampionatit të 81-të të Superiores, skuadra e Vllaznisë është plotësuar edhe me dy lojtarë të tjerë, të cilët janë vënë shpejt nën urdhërat e stafit teknik.

Mesditën e sotme kanë firmosur kontratat dhe janë prezantuar dy futbollistët brazilianë, Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares.

I pari, Hygor është 30 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë, teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e një skuadre në Liban. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.

Ndërkohë, Wenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij. Kontratat e këtyre futbollistëve janë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Ndërkohë, nga pasditja e sotme të dy lojtarët janë vënë në dispozicion të trajnerit maqedonas Mirsad Jonuz, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistëve Hygor dhe Wenderson dhe shpreson, që së bashku të arrijnë objektivat e klubit, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!