Teuta, kontratë profesionisti talentit Kapllani

Ndërsa përgatiten për nisjen e kampionatit të ri, skuadra e “djemve të detit” të Teutës, po tregohet mjaft e kujdesshme me politikat për të mbajtur afërt futbollistët e rinj të talentuar.

I tillë është rasti i sulmuesit Dejvid Kapllani, i cili edhe pse vetëm 18 vjeç, ka spikatur midis moshatarëve të tij sin jë futbollist me të ardhme. Kësisoj, drejtuesit e klubit të Teutës, menjëherë i kanë ofruar kontratë profesionale talentit durrsak, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së pare gjatë sezonit që pritet të nisë.

“Teuta kthen sytë nga akademia, Dejvid Kapllani nënshkruan kontratë me skuadrën e parë. Kapllani gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua dhe nga trajneri, Bledi Shkëmbi, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që sulmesi të jetë me kontratë profesionale tek Teuta. Avancimi dhe zhvillimi i të rinjve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve të rinjë.

Dejvid Kapllani ka nënshkruar kontratë profesionale me Teutën. Talenti durrsak inkuadrohet në ekipin e parë pas disa edicioneve të kaluara tek moshat U17 dhe U19 me të cilët është u shpallur dhe golashënues në sezonin 2017/2108 me 24 gola

Dejvid Kapllani, 18 vjeç, i lindur më 3.06.2001,i gjatë 1,85 cm. Sulmesi karrierën e ka nisur tek “Akademia e Futbollit Teuta”, pjesë e së cilës ishte deri një sezone më pare. Pas dy edicioneve tek TeutaU19 ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Dejvid Kapllani të nënshkruaj kontratë professional,” shkruhet në njoftimin e klubit durrsak të Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!