Dhe “gardiani” Selaci i bashkohet vlonjatëve

Pasi ka nënshkruar kontratë dhe zyrtarizuar portierin Moçka, klubi vlonjat bën me dije, se ka bërë të sajin edhe Elidon Selacin, i cili do të rivalizojë në sezonin e ri për të mbrojtur portën e skuadrës kuqezi të Flamurtarit.

“Gardiani” 29-vjeçar, sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Kamzës, futbollistët e së cilës pas përjashtimit nga gara në Superiore, mbetën pa skuadër për shkak të rregullores. Me nënshkrimin te Flamurtari, Selaci rikthehet sërish në futbollin elitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!