Flamurtari në sulm, vjen Nebihi…

Flamurtari i Vlorës, vijon të godasë në merkato. Edhe pse organizimi i klubit për edicionin e ri duket i vonuar, disa nga lojtarët e afruar së fundi, japin shpresë se vlonjatët do të jenë faktor në garën që starton këtë fundjavë.

I fundit që mbërrin te Flamurtari është Bajram Nebihi. Sezonin e fundit Nebihi 31 vjeçar, ka qenë pjesë e ekipit të Ballkanit në Superligën IPKO të Kosovës.

 Futbollisti më herët është aktivizuar me Augusbrug, Shtutgart Kicker, Union Berlin në Gjermani. Në dukje me CV të pasur teksa edhe në Finlandë është aktivizuar me Inter Turkun.

Është klubi Flamurtari që njofton akordin në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!