Ganezi Khalid, nga Prishtina për te Teuta…

Sulmuesi 23-vjeçar ganez Basid Abdul Khalid, pasi është aktivizuar për 3 vite në radhët e skuadrës së Prishtinës në Kosovë, do të bashkohet me skuadrën durrsake të Teutës, që drejtohet nga trajneri Shkëmbi.

Një lajm të tillë e bën të ditur klubi prishtinas, i cili ndërsa e falenderon sulmuesin ganez për kontributin e dhënë në radhët e nënkampionëve të Kosovës, i uron suksese Khalidit në radhët e ekipit tij të ri të Teutës së Durrësit.

“Pas tre vitesh, sulmuesi Khalid ndahet me Prishtinën.Vazhdon karrierën në Teutën e Durrësit

Prishtinë, 21 gusht 2019 – Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.

FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në faqen e klubit kosovar të Prishtinës në “Facebook”. Klubi durrsak i Teutës, një lëvizje të tillë, ende nuk e ka zyrtarizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!