Fiorentina-Riberi, mungon vetëm firma

Klubi “violë” i ofron sulmuesit francez një kontratë dyvjeçare me një pagë mbi 4 milionë. “Bild” në Gjermani është i sigurt, teksa shkruan: “Mungon vetëm firma”

“Gati për një sfidë të re”, shkruan Frenk Riberi në “Instagram”, duke e ka lëshuar një sinjal. Pasi ka bërë histori te Bayern Mynih, sulmuesi francez i krahut po përgatitet të inkuadrohet me një ekip tjetër. Në merkato përflitet Fiorentina…

Një ish-partner i francezi, 36-vjeçari Luka Toni, përpiqet ta zbulojë dhe bën ofertën: “Vëllai im i vogël… lojtar i shkëlqyeshëm! A do të vish në Itali?” Përgjigja kishte: shumë emocione, midis të cilave, tri zemra dhe një “OK”.

Kaq është e mjaftueshme për të ndezur dhe shfrenuar fanatazinë e tifozëve të Fiorentinës. Në fund të fundit, në Gjermani, kalimin e Frenk Riberi te “violet” e konsiderojnë punë të kryer, ku mungon vetëm firma e francezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!