Tare nis gjuetinë, gati dy vëllezërit Vinjato…

Igli Tare sërish në sulm. Këtë radhë, shqiptari në rolin e drejtorit sportiv te Lacio, ka piketuar dy vëllezërit Vinjato.

Mesfushorin Emanuele 19 vjeç, por dhe sulmuesin e ri 15-vjeçar Samuele. Në fakt, Tare dhe presidenti Lotito, kanë afruar bashkëpunimin me Emanuelen, ndërkohë që për të përvetësuar talentin tjetër, në garë është futur fort Bayerni i Mynihut.

Ideja për të marrë dy talentët e Kievo Veronës dhe për t’i vënë në dispozicion të Simone Inzagit, duket se kalon edhe nga kartoni i lojtarit të ardhur nga Salernitana, Kazasola. E raporton TMW.

Nuk është hera e parë që Tare surprizon me goditje befasuese. Këtë radhë, mosha e lojtarëve të konsideruar talente të së ardhmes, i kalon parashikimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!