Sançez, nesër në Milano për vizitat…

Në Angli janë të sigurtë: është arritur marrëveshja për transferimin e Aleksis Sançez si lojtari i huazuar nga Mançester Junajtid tek Inter.

Sipas “The Sun”, ish-futbollisti i Udinezes do të jetë në Itali nesër, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Formula për kalimin e kilenit te “zikaltrit” do të jete ajo e një kredie falas: Inter do të paguajë gjysmën e pages rreth 550 mijë euro në javë, ndërkohë që çmimi i kartonit për t’u blerë është 15 milionë euro.

Drejtuesit e klubit të Interit kanë përgatitur gjithçka, madje thuhet se Sançezit i është rezervuar edhe fanela me numër 7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!