PSG fiton Superkupën e Francës…

Superkupa e Francës në Shenzhen: PSG- Renës 2-1.

PSG rrëmben Superkupën e shtatë radhazi të Francës dhë të nëntën në total. Këtë herë e arrin në Shenzhen të Kinës, teksa përballë pati ekipin e Renës.

Formacioni i Tuhel e nisi me mungesën e Nejmar, të pezulluar, ndërkohë që ekipi nga kryeqyteti i Francës, e pa vetën shpejt në disavantazh. Në të 13-tën, Hunou realizoi për Renës, pas krosit  Bourigeaud.

Në pjesën e dytë, Mbape nga dy metra larg portës, godet saktë topin pas sherbimit të Sarabia, ndërsa epërsinë e tij, PSG e ka konkretizuar me një supergol të  Di Maria në të 73’.

Me këtë triumf, Parisi, starton sezonin e ri me trofeun e parë, atë të Superkupës së Francës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!