Mbape, shpërfill Nejmarin në festë…

PSG e nisi mbarë sezonin e ri 2019-2020, duke fituar Superkupën e Francës në Shenzhen, ndërsa kaloi jo pa vështirësi Renës 2-1.

Të besuarit e Tomas Tuhel u korurëzuan për të 7-tën herë radhazi fitues të këtij kompeticioni, por ajo që bëri përshtypje gjatë festimeve, ishte fakti që Mbape, u kap duke shtyrë Nejmarin nga momenti i festës.

Pas ftesës së Verratit për t’iu bashkuar grupit, Nejmar me kostumin “zyrtar”, u afrua te shokët e skuadrës, por Mbape që i ishte lutur një ditë më parë brazilianit të qëndrojë në Paris, e shpërfilli në “sy” të botës. Një e shtyrë për t’u mbajtur mend…(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!