Dëmtimi i Koman, “dridhet” Bayern…

Vetëm 5 minuta qëndroi në fushë sulmuesi i bavarezëve Kingslej Koman në finalen e “Audi Cup”. Në të 76-tën minutë ai u largua për shkak të një dëmtimi, shkalla e të cilit ende nuk është përcaktuar, por që ka krijuar shqetësime te Bayerni.

Kjo për arsye se 23-vjeçari, edhe tashmë ka fituar reputacionin e një futbollisti, gjatë karrierës së tij disa herë ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë të tij, madje sezonin e kaluar Koman iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeve kirurgjikale në gju.

“Nuk dua dhe nuk mund të pranoj një operacion tjetër, i cili do të jetë shumë i rendë për mua. Ndoshta këmba ime nuk është e destinuar që të luajë futboll. Nëse kjo rezulton, unë do të bëj diçka tjetër në jetën time”, ka deklaruar sulmuesi francez Koman.

Pas largimit të holandezit Arjen Roben dhe francezit Frank Riberi, i riu Kingslej Koman është projektuar si pasardhës i dy yjeve te bavarezët, ndaj dëmtimi i tij ka krijuar teper shqetësim te trajneri Kovaç dhe drejtuesit e Bayernit në këtë pragsezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!