Leverkusen, goditje prej kampioni…

Bajern Leverkusen realizon një goditje prej kampioni.  “Aspirinat” kanë rrëmbyer talentin e përfaqësueses gjermane deri në 21 vjeç, Nadiem Amiri. Kontrata deri në 30 qershor 2024.

Sulmuesi anësor, protagonist në finalen e Europianit gjatë qershorit në Itali, teksa Gjermania deri në 21 vjeç u mund në finale nga Spanja homologe në shifra 2-1, ishte pjesë e Hofenheimit në Bundesligë.

Këta të fundit, kanë pranuar 10 milione euro, duke lënë të lirë talentin Amiri. Nadiem ka veshur deri tani, të gjitha fanelat e përfaqësueseve të moshave të Gjermanisë, duke filluar nga U-18, U-19, U-20 dhe U21.

Në Gjermani, e konsiderojnë si ndër lojtarët me shumë të ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!