Moise Ken përshëndetet, sytë nga Everton…

Sulmuesi 19-vjeçar gati të largohet nga “bardhezinjtë”, do të fitojë 3 milionë në sezon nga britanikët

Moise Ken një hap larg Everton, Juventus ka gjetur marrëveshjen me klubin anglez për transferimin e sulmuesit të tij, e cili nesër mund të kryejë vizitat mjekësore (sot ai u largua më herët nga stërvitja e “bardhezinjve”).

Ken, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në vitin 2020, në Angli do të përfitojë 3 milionë euro neto në sezon, edhe pse ende nuk ka siguri në shifrat e operacionit mes dy klubeve.

“Zonja” ka kërkuar 40 milionë euro, marrëveshje që duhej të ishte mbyllur me rreth 30, plus shpërblimet (të cilat madje mund të arrinin në 10 milionë), raporton “Mirror”.

Pa dyshim që për Juven kjo lëvizje është një fitim shumë i rëndësishëm kapitali, duke marrë parasysh që lojtari u rrit në çerdhen “bardhezi”.

Ken në sezonin e kaluar, veçanërisht në pjesën e dytë, shënoi disa gola të rëndësishëm si ai kundër Udinezes dhe goli vendimtar ndaj Milanit. Nën kujdesin e agjentit Mino Raiola, ai në moshën 19 vjeç është gati për një rol udhëheqës në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!