Partizani, gati për sfidën moldave…

Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit të kthimit ndaj Sherif Tiraspol, i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Europa League. Seanca e sotme është zhvilluar paradite në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare të Kamzë.

Për transfertën në Tiraspol, trajneri Franko Lerda do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, njofton zyra e shtypit e Partizanit.

Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, kampionët e Shqipërisë u mundën 1-0. Kësisoj, fitorja në kthim, edhe pse e vështirë, do të ishte një pretendim për të justifikuar pjesëmarrjen në Europa League.

Të mërkurën, në orët e para të mëngjesit, ekipi i të “kuqve” të kryeqytetit do të udhëtojë drejt Moldavisë. Takimi Sherif Tiraspol-Partizani do të luhet të enjten, më 1 gusht, në stadiumin “Sheriff Stadium”, ora 19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!