Pike “bos”, blen dhe një ekip tjetër futbolli

Zherard Pike vazhdon me zgjerimin e biznesit të tij në botën e futbollit. Pas “pushtimit” të Andorrës, qendërmbrojtësi i Barçës ka shpallur ambiciet tani për t’u bërë edhe pronari i ri i Gimnàstic Manresa.

Sipas “Nació Digital”, klubi katalanas, sapo është bërë një kompani publike e kufizuar, ka pranuar menjëherë një ofertë nga kapitenin e Barçës përmes kompanisë së tij “Kosmos”.

Propozimi i Pikes është miratuar nga 80 përqind e anëtarëve të Manresa, raporton i njëjtit burim. Ideja është që Manresa të bëhet furnitorja e skuadrës Andorra, pasi klubit në vendin fqinj i mungojnë kategoritë më të ulëta dhe ka vetëm ekipin e parë.

Me ardhjen e pronarit të ri, Zherard Pike, pritet investime në infrastrukturë. Ndër të tjera, ndryshimi i fushës dhe përmirësimi i ndriçimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!