Roma gati, Hysaj pas dere…

Rick Karsdorp, duhet shitur nga Roma për t’i bërë vend Elseid Hysajt. Këtë raportojnë mediat italiane teksa shprehen, se klubi i Napolit dhe Roma janë gati për të mbyllur marreveshjen.

Në fakt Hysaj, njëri nga lojtarët më të përfolur në merkato gjatë verës, teksa shumë skuadra kanë shfaqur interes, nuk lëshohet pa 20 milione euro nga Napoli.

Gjithsesi, ky fakt nuk përbën aspak problem për romakët, të cilët duan të shesin shpejt një lojtar nga radhët, për t’i hapur rrugë shkodranit të pëlqyer nga Fonseka.

Për kapitenin e Romës Florenci, me mundësi largimi që këtë verë, mbyllen shtigjet, pasi futbollisti ka vendosur të qëndrojë edhe një sezon verdhekuq.

Me këtë logjikë, ish-futbollisti i Fejenord, Karsdrop, do jetë i destinuar të largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!