Binoto merr përsipër përgjegjësitë…
● Fetel: “Ndihem i zbrazët nga brenda”. Leklerk: “Eshtë fatkeqësi ta mbyllësh ditën kështu”
Matia Binoto nuk i fsheh të gjitha ato që ndodhën në bokset e Ferrarit, pas skualifikimit katastrofik të Hokenheim: “Ka keqardhje dhe zhgënjim, – tha numri një i skuderisë së “kokëkuqes” italiane.
Ne jemi të zhgënjyer si një ekip dhe të zemëruar me veten tonë. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, por ja që ndodhin. Shumë herë. Këto dy probleme nuk na kanë ndodhur kurrë më parë. Tani duhet të shikojmë brenda vetes dhe të kuptojmë se si të përmirësohemi”.
Gara? Ne duhet ta përballojmë atë me dëshirën për të bërë mire. Eshtë e drejtë të zemërohesh, por është më e rëndësishme të reagosh menjëherë. Shiu? Ne nuk duhet të shpresojmë në lagështi, sepse në ato kushte makina është një pikë në pikëpyetje”.
Zhgënjimi i pilotëve është gjithashtu i madh, duke filluar me Sebastian Fetel: “Kur u largova nga bokset, humba fuqinë dhe pata mundësi vetëm të kthehesha. Ndjehem i zbrazët brenda. Është një zhgënjim shumë i hidhur, sidomos këtu në GP e shtëpisë time. Këtë mëngjes mendova se kisha një shans të madh, por tani nuk kam, prandaj tani vetëm duhet të shikoj për nesër”.
Në prova Çarls Leklerk dukej i gatshëm për të fituar “polin” pasi zotëronte provat e lira të mëngjesit: “Është e vështirë t’i kuptosh këto momente negative. Sigurisht që është fatkeqësi ta mbyllësh një ditë kështu. Nesër do të bëjmë gjithçka për ta kthyer në një ditë Ferrari. Pikët bëhen të dielën”.