Klaivert kthehet në shtëpi, drejtor i La Masia

Barcelona zyrtarisht ka bërë “kthimin në shtëpi” të Patrik Klaivert. Ish-sulmuesi holandez, që ka luajtur në Katalonjë nga 1998 deri në 2004, duke shënuar 145 gola në 308 ndeshje, është emëruar drejtori i ri teknik i sektorit të të rinjve “blaugrana”, ose ndryshe drejtori i të famshmes “La Masia”.

Kluivert, 43 vjeç, babai i mesfushorit Justin që luan me Romën, nënshkroi një kontratë deri në vitin 2021. “Unë jam i lumtur që kthehem në shtëpi dhe kam një dëshirë të madhe për të filluar këtë aventurë të re. Sfida jonë është që të vazhdojmë ta bëjmë Barcelonën, një nga më të mira në botë,”-ka deklaruar Klaivert.

Ish-sulmuesi holandez i Barcelonës, pak ditë më parë, së bashku Klarenc Sedordin u shkarkuan nga Federata e Futbollit të Kamerunit për rezultate të dobëta në Kupën e Afrikës. Patrik Klaivert, ishte ndihmësi i Sedorfit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!