Reali në “shoch”: Asensio, rrezikon sezonin
● Dyshohet për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë. Nëse kjo diagnoze e pare vërtëtohet, atëherë për Asension sezoni ka përfunduar pa filluar
Lajme të këqija për Real Madridin dhe për trajneri Zidan nga sfida e ICC, fituar me penallti kundër Arsenalit.
Bëhet fjalë për dëmtimin shumë të rëndë të Marko Asensios, i cili e la fushën në të 64-t minutë mbi një barelë dhe me duart në fytyrë. Sulmuesi u transportua menjëherë në spital, ku ai kaloi edhe natën.
Diagnoza e parë flet për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë, i cili, nëse konfirmohet, do të nënkuptonte edhe përfundimin e sezonit pa e filluar atë.
Sidoqoftë, dëmtimi i Asensio nuk do të ndryshojë fatin e Garet Bejlit, edhe ai hyri në fushë me fillimin e pjesës së dytë dhe shënoi një gol.
“Për momentin ai është me ne. Luajti dhe ishte në gjendje të mirë fizike, por asgjë nuk ka ndryshuar, situata është e njëjtë”, tha Zidane pas ndeshjes, duke shtuar për dëmtimin e Asensio: “Ne jemi të shqetësuar dhe të impresionuar nga ajo që i ndodhi Markos”.