Manaj “mbretëron” në Albasete…

Pas kalvarit të gjatë, të hamendësimeve dhe aventures mes Italisë dhe Spanjës, më në fund futbollisti shqiptar Rei Manaj ngul “rrënjë” për disa edicione në Spanjë.

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, saktësisht nga klubi i Albasetes, lushnjari mësohet se ka nënshkruar përfundimisht një kontratë me Albaseten deri në vitin 2024.

Duke u ndalur te blerja e re, Viktor Varela, me statusin e zv/presidentit, e ka komentuar kështu momentin Manaj: “Prezantojmë sot blerjen e Manajt, një lojtar, i cili për ne është një investim dhe një bast shumë i rëndësishëm.

Është një lojtar i të sotmes, por gjithashtu edhe të ardhmes. Kontrata e tij është më e gjata në kohë në të gjithë skuadrën. Ai është një qytetar më shumë i Albacetes”.

Albasete Balompie, u rendit e 4-ërta edicionin e kaluar në ‘Secunda’ dhe objektivi parësor i klubit, për edicionin e ri, mbetet rikthimi në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!