Gjoka: Kjo skuadër ka nevojë të riformohet
Trajneri Ernest Gjoka, pas ndeshjes ndaj hungarezëve të Debrecen për “RTSH Sport”, ndërsa përgëzon futbollistët për lojën që zhvilluan në “Elbasan Arena”, duke mos e fshehur keqardhjen për skualifikimin, deklaroi se skuadra ka nevojë për riformatim.
Eliminimi? “Është për të ardhur keq. Skuadra duhet përgëzuar. Bëri futboll. Kishim një kundërshtar shumë të fortë. Ky ishte fati jonë. Po nuk shënove, nuk mund të bësh dot sukses. Duhet të pranojmë verdiktin”.
Goli? “Në këto kompeticionet, gjërat e vogla bëjnë diferenca. Kemi nevojë të piqemi. Është e njëjta histori si në ndeshjen e parë. Gjërat shkuan mirë në fillimin e lojës, kishim mundësi të bënim golin e dytë. Nuk e bëmë dot, për shumë arsye. Mendoj se skuadra ka prodhuar shumë mirë futboll, ka bërë më të mirën e mundshme.
Mungesa e sulmuesit? “Iku kjo situatë. Të shikojmë në të ardhmen çfarë do të bëjmë. Kjo skuadër ka nevojë të riformohet. Për të patur mundësi për të bërë një përformancë më ndryshe”.
E ardhmja? “Kemi bërë maksimumin e mundshëm. Kemi dominuar në lojë dhe raste. Ne me çantë në dorë jemi. Nuk na ngelet hatri”.