Shkëmbi: Paguam gabimet e ndeshjes parë

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, në mikrofonin e RTSH, u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij bëri, ndërkohë që theksoi se ekipi i tij ka ende nevojë për afrime.
I mërzitur për skualifikimin?
“Dua të falënderoj djemtë për këtë paraqitje, në një orar të vështirë për të luajtur futboll. Më vjen keq që nuk arritëm të shënojmë më shumë për t’u kualifikuar”.
Lojtarët e rinj të ardhur në merkato?
“Gjithmonë do them në intervista që jam i kënaqur me ta. Lojtarët e ardhur do na ndihmojnë shumë për në kampionat. Bënë një ndeshje të mirë sot. Do ishte më mirë që të kualifikoheshim e të vazhdonim rrugën në Europë, por ndoshta paguam gabimet e ndeshjes së pare”.
Teuta gati për sezonin e ri?
“Kjo është Teuta në përgjithësi, por do shikojmë, pasi kemi nevojë për afrime. Kemi një grup të cunguar. Shpresoj të gjejmë lojtarët e duhur”.
Largime nga durrsakët?
“Duhet të qetësohemi njëherë, por nuk mendoj se do ketë shumë largime. Mund të ketë ndonjë emër, por jo shumë largime. Kur themi që kemi pak lojtarë, mund të ikë ndonjë i veçantë, por do punojmë edhe për të afruar të tjerë, pasi kemi nevojë”.