Teuta, supergoli i Kallakut nuk mjafton

● “Djemtë e detit” të Teutës fituan, por çështja e kualifikimit ishte vendour në takimin e pare 0-3. Goli i Kallakut, edhe pse perlë, ishte pak për të vazhduar rrugetimin…

Teuta-Ventspils 1-0 (Kallaku 47′)

Nuk ia del Teuta. Skuadra durrsake, peng i takimit të vajtjes ndërsa humbi 3-0 në Letoni me Ventspils, udhëhoqi takimin me fillimin e fraksionit të dytë.

Pas një pjese të parë të startuar mirë për “djemtë e detit”, teksa arriti të godasë edhe shtyllën, minutat në vijim, ofruan një Teutë e cila punoi fare pak për të rrezikuar.

Një kryevepër e Kallakut në minutën e 47-te të takimit, ka regjistruar dhe majën e këtij takimi.

Goli i fantazistit durrsak, nuk influencoi për të rritur presionin e për të tentuar golin e shpejtë aq të dëshiruar. Minutat rrjedhin ndërsa në minutat e fundit, bie disi dhe ritmi.

Gjithsesi, Teuta pati meritën që së paku, e mbylli me fitore takimin e kthimit. Ventspils kalon në turin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!