Laçi provon surprizën, Ber Sheva përparon me një gol…

Përfundon aventura e kurbinasve në Europë. Skuadra luajti “dhëmb për dhëmb” me Ber Shevën. Në fund, vendosin kualitetet.

Hapoel Ber Sheva-Laçi 1-0 (Sabag 69′)

Laçi mundet në Izrael me shifrat 1-0. Edhe pse kështu, kurbinasit dalin kryelartë nga kompeticioni europian. Me rezultatin e përgjithsëm 2-1, skuadra e Starovës, në dopio përballjen me Hapoel Ber Sheva, tregoi grintë, qëndrueshmëri, e për më tepër, qëndroi në lojë deri në minutën  e fundit.

Pas atij barazimi në të vajtjes, përballja e sotme ishte më specifike. Për vetë objektivin e bardhezinjve, që kërkonin të shënonin me patjetër. Në fakt Laçi guxoi dhe Starova kishte udhëzuar mirë të tijtë.

Në pjesën e parë diferencat në fushë ishin të vogla e për pasojë edhe rezultati mbeti i barabartë. Në pjesën e dytë, edhe pse kurbinasit ndiejne mbi supe lodhjen dhe presionin e madh psikologjik nga tifozeria vëndase, përballuan për shumë minuta kundershtarin. Iu afrua disa herë portës  së Ber Shevës me Nuabueze dhe Xhixha, por edhe mbrojtësin Gjoni.

E ndërsa pritej shtimi i rendimentit kurbinas, vjen goli i vetëm takimit. Ai do t’i takojë Ber Shevës. Në zhvillimet nga e djathta dhe harkimit në qendër të zonës, përfiton Sabag, i cili me pamje të lirë me Selmanin, nuk gabon duke e dërguar sferën në skajin më të largët të portierit bardhezi.

Minutat e mbetura janë një lojë pa “karta”, ndërsa vendasit patën mundësi të tjera për të dyfishuar. Megjithatë, laçianët u panë më dominues, teksa në 10 minutat të fundit, provuan me të gjitha mënyrat.

Pas tri minutave shtesë, vjen sinjalizimi i fundit arbitrar, me kurbinasit që eliminohen nga favoritja e këtij çifti, Hapoel Ber Sheva.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!