Hima: Laçi ka uri…
Skuadra e Laçit, mbrriti dje në Izrael, teksa sot në orën 19 30, do të zhvillojë takimin e kthimit me vendasit e Hapoel Ber Sheva.
Sipas informacionëve që vijnë nga kampi bardhezi, skuadra është gati të dhurojë një tjetër sfidë emocionuese. Starova dhe portieri Selmani, kanë deklaruar në konferencë për shtyp se Laçi do të luajë shanset e tij për kualifikimin.
Takimi i parë në stadiumin ‘Laçi’ luajtur një javë më parë, u mbyll me shifrat 1-1. Shënuan Nuabueze për bardhezinjtë dhe Levi për Ber Shevën.
Por ajo që intrigon së fundi, është një postim i zv/trajnerit Klevis Hima, i cili pak orë para takimit, ka postuar në facebook, një foto me mbishkrimin: ‘Paskan shumë uri çunat sot‘.