Teuta, Kukësi dhe Laçi, misioni i vështirë…


Teuta-Ventspils, Kukësi- Debrecen dhe Hapoel ber Sheva- Laçi, luajnë sot takimet e kthimit në Europa League. Në kërkim të së (pa)mundurës.

Nga:Erga Kruja Kenga

Partizani pas dy përballjeve dinjitoze me Karabakun e fortë në Champions League (0-0, 2-0), u’a ka lënë stafetën skuadrave të tjera të Superiores pjesëmarrëse në Europa League ende në garë.

Për ekipin e Lerdës, vjen mundësia të vijojë më tej në Europa League, teksa përballë do të ketë Sherif Tiraspol të Moldavisë në gjirin e të cilit, aktivizohet edhe ish lojtari i Skënderbeut Liridon Latifi.

Sot:

 E nis Teuta, e cila pret Ventspilis në “Niko Dovana” ndërsa në orën 17 00, do të provojë të përmbysë shifrat e humbjes së thellë në të vajtes në Letoni për 3-0. Në kapin durrsak, flasin për optimizëm dhe se formacioni i Shëkmbit, beson se mund të përmbysë. Realisht e vështirë. Aq më tepër që takimi i parë, ka treguar se ‘anija’ durrsake, fut ujë në të gjitha anët. Paçka se në letër pashedhjes së shortit, Ventspils, koniderohej si i shortuari me fat i Teutës.

 Në “Elbasan Arena”, në orën 20 00, Kukësi, sikurse Teuta, do i duhet të rekuperojë humbjen me tri gola. Përballë do të ketë Debrecen të Hungarisë që edhe pse ka humbur goxha nga shkëlqimi i viteve të shkuara, tregoi se ndaj Kukësit, di të shënojë fitore të thella. Gjithsesi, ndryshe nga Teuta, në takimin e parë, Kukësi, u paraqit disi më mirë. Një shtyllë e Rroces, një penallti e mohuar e Ramës dhe gafat gjatë pësimit të golave në pjesën e dytë, lejojnë të besohet se verilindorët, mund të bëjnë ndonjë mrekulli.

 Edhe Laçi që do startojë në 19 30, është në garë. Bardhezinjtë e teknikut Starova, janë i vetmi ekip shqiptar i Superiores që shënoi një gol në takimin e parë ndaj Ber Shevas. Përtej vështirësisë së kundershtarit, ekipi që mund të provojë befasinë në trasnfertën Izrealite, janë të besuarit e Starovës. Barazimi 1-1 në Laç, i jep kurbinasëve më shumë shanse kualifikimi në raport me dy të tjerat Teutën dhe Kukësin. E thonë rezultatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!