Teuta, me 12 “lojtarë” ndaj Ventspils…
Drejtuesit e “djemve të detit” shpresojnë te një kualifikim i mundshëm i Teutës, edhe pse humbja 3-0 në ndeshjen e pare ndaj letonezëve të Ventspils, le pak vend për mrekullira.
Gjithsesi, ndërsa trajneri Shkëmbi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve të skuadrës së tij, zyrtarët u kanë bërë apel tifozëve durrsakë për të qenë sa më tepër të pranishëm në “Niko Dovana” të enjten pasdite.
Në rrjetin social “Facebook” drejtuesit e klubit bregdetar, u kanë bërë thirrje për të mbështetur skuadrën e tyre, duke qenë lojtari i “12”-të në fushë, duke brohoritur dhe festuar për çdo gol dhe për një emër të vetëm: Teutën!
“Kjo është historia e një klubi të madhe ku bluja perqafon të bardhën dy ngjyrat simbol të futbollit Durrsak. Prandaj kemi të drejtë të brohorasim të shenojm të festojm e të njiheni gjithnjë si një emer i vetëm TEUTA,”-shkruan klubi durrsak në rrjetin social.
Takimi i kthimit Teutës-Ventspils, do të luhet të enjten e 18 korrikut në “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e pare është humbur 3-0 nga Teuta.