Udhëtim i qetë, Partizani në Baku

Kampioni i Shqipërisë, Partizani ka fluturuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Azerbajxhanit me një çarter special, duke iu mundësuar futbollistëve një fluturim të qetë.
Pas disa orëve fluturim, mësohet se i gjithë delegacioni i kuq, ka mbrritur në destinacion.
Ata do të akomodohën në Baku, teksa nesër në orën 19:00 në stadiumin e dytë “Dalga Arena”, do të ndeshën në të kthimit të Champions League me Karabakun vendas. E vajtjes ka përfunduar një javë më parë 0-0.