Malago: Milano me stadium të ri në 2026

Prej muajsh po diskutohet që Interi dhe Milan, të ndërtojnë një stadium supermodern në Milano.

Si zakonisht, për tema të nxehta, mediat janë në ballë, ndërsa nuk i kursejnë pyetjet ndaj drejtuesevë të çdo sfere.

 Xhovani Malago,në fund të një takimi të Coni-t në Romë, ka deklaruar se stadium i ri i Milanos (Inter dhe Milan) është një ‘ndeshje për tu luajtur me Komunës së Milanos, kryebashkiakut Sala dhe dy shoqërive të Interit dhe Milanit. “Jam i sigurtë që në fund të vitit 2026, do ta kemi stadiumin gati. Funksional dhe me parametra determinantë”.

Këto janë fjalët e presidentit të Coni, Xhovani Malago deklaruar sot në ‘Foro Italico’ për sajtin ‘Ansa’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!