Ditë të vështira për Hysajn, bie edhe Atletiko

Dukej punë e kryer. Pritej vetëm njoftimi kur do të kryheshin kontrollet mjekësore dhe të nënshkruhej kontrata. Por gjërat kanë ndryshuar shpejt dhe keq për mbrojtësin e kombëtares sonë, Elseid Hysaj. “Kërkesë-oferta” është rregullatori edhe ne tregun e futbollit.

Dje janë ndërprerë kontaktet dhe bisedimet midis përfaqësuesve të Atletikos dhe atyre të Napolit. Presidentit De Laurentis i janë dukur pak 15 milionë eurot që ofronin madrilenët për shërbimet e Hysajt.

Ai ka këmbëngulur për 20 milionë, duke mos lënë asnjë shteg për kompromis. Kësisoj, për mbrojtësin e kombëtares kuqezi ka rënë pista e Atletikos së Madridit, ashtu siç edhe Elseidi e ka të qartë se nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Ançelotit për sezonin e ri.

Sakaq, nga Madridi bëhet me dije, se Atletiko e ka mbyllur kapitullin e mbrojtësit të djathtë. Ajo ka blerë për 30 milionë Kieran Tripier, 28-vjeçarin e Totenhemit, njëherësh edhe mbrojtës i kombëtares së Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!