Shqipëria miqësore luksi, me Francën…

Shqipëria e 21-vjeçarëve, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, do të zhvillojë në muajin shtator një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Francës. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 shtator, në orën 21:00 në Amiens në stadiumin “Stade de la Licorne”.

21-vjeçarët do të testojnë forcën e tyre ndaj Francës dhe më pas do të kthehet në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve për Euro 2021 kundër Austrisë, ndeshje e cila do të luhet në datë 9 shtator, njofton FSHF në faqen e saj zyrtare në internet.

Shqipëria ndodhet në grupin 3, së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!