Algjeria dikton, mposht lehtë Guinenë

Kupa e Afrikës: Algjeri- Guinea 3-0 (Belali 24′, Mahrez 57′,Onuas 82′)

Lojë ‘fëmijësh’ për Algjerinë në takimin e radhës në Kupën e Afrikës. Ndaj Guinesë për një biletë në çerekefinale, formacioni i Belmadi, shënoi tri herë pa pësuar, duke gëzuar në maksimum popullin algjerian në stadium dhe jashtë tij.

Fillimisht epërsinë e Algjerisë, e konkretizoi me gol Belaili në të 24-tën duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të jetë e qetë në minutat në vijim.

Në pjesën e dytë, ndërsa loja në fushë, ishte nën diktatin e Algjerisë, vjen dhe goli i dytë nga Mahrez në 57’-tën pas asitimit të Benakar.

Për Guinenë nis malorja dhe në fund pëson edhe të tretin duke firmosur dështimin. Onuas në të 82-tën ishte autori i golit të radhës për Algjerinë.(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!