“Bregu” kalon Malin, mes vuajtjes…

Kupa e Afrikës: Mali-Bregu i Fildishtë 0-1 (Zaha 77′)

Mali dhe Bregu i Fildishtë u takuan sot në Kupën e Afrikës, në përpjekje për të kaluar në çerekefinale.

Një ndër duelet “flakë” të këtij raundi, që në fillim pati antagonizëm dhe luftë të fortë sportive. Në fakt, është Mali ai që me Diabi në dy raste, i afrohet  rrezikshëm zonës së  formacionit të Ibrahim Kamara.

Por në stadiumin “Suez”, thuajse të boshatisur, temperaturat e larta (36 gradë) diktojnë në cilësi dhe rendimet. Megjithatë, ai që këmbengul është gjithnjë Mali.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Malin. Djenepo në të 52-të, shfaqet i lirë në zonë dhe çuditshëm, numri 19 nuk shënon dot. Nga ana tjetër, për të parë rastin e vërtetë të rrezikshëm të “Bregut”, duhet pritur e 68-ta, teksa Kodija i vetëm përballë Diarra, humb shansin e artë.

Portieri shpëton Malin. Por vetëm për një çast, sepse në të 77-tën Bregu i Fildishtë zgjohet dhe me Zaha, shënon golin e avantazhit.

Me pak lojë e shumë presion mes futbollistëve, mberrihet në të 90-tën me Bregun e Fildishtë, që kalon me shumë vuajtje në çerekefinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!