Kalon Mali, Tunizia ecën mes drithmash

● Përfundojnë takimet në grupe në Kupën e Afrikës që luhet në Egjipt. Nuk ka surpriza.
Kupa e Afrikës,Gr. E: Angola-Mali (0-1), Mauritania- Tunizi 0-0
Amadu Haidara në të 37-tën, shënoi të vetmin gol të mbrëmjes në çiftet Angola-Mali dhe Mauritania- Tunizi, të vlefshme për grupin E.
Me fat futbollisti i Malit, i cili me golin e shënuar i dha vendin e parë në grupin E formacionit të drejtuar nga Muhamed Magasouba.
Por akoma më me fat Tunizia, e cila për asnjë çast, nuk u tregua konkurente e denjë në grup, ndërsa kaloi me vështirësi, duke koleksionuar tri barazime.
Ndërkaq, ky ishte dhe grupi i fundit në garë, sa i takon takimeve në grupe. Të kualifikuarat, në bazë të ndarjeve që ofron formula, do të nisin betejën e elminimit të drejtëprëdrejtë. Në foton ilustruese skuadrat që kaluan:
