Maroku dikton grupin, kalon edhe Bregu i Fildishtë

● Kupa e Afrikës, Gr. D: Namibi-Bregu i Fildishtë 1-4 / Afrikë e Jugut-Marok 0-1
Sot në Kupën e Kombeve të Afrikës, Bregu i Fildishtë ka shpartalluar 1-4 Namibinë, në një takim i cili u zhbllokua në fund të pjesës së parë me Gradel (39’).
Serei në të 58-tën i dërgoi shifrat në 0-2 për Bregun, ndërkohë që Namibia, me Kamatuka (71’) shkurtoi diferencën. Por shpresat e Namibisë për një përmbysje eventuale, morën goditjen e radhës nga talenti Zaha (84′), që shënoi të tretin për Bregun e Fildishtë.
Për të mbyllur llogaritë, mendon Korent që në të 89’, i vë kapak takimit duke zyrtarizuar kalimin e skuadrës për në fazen me eliminim të drejtepërdrejtë.
Sakaq, Maroku, kopjon Egjiptin e Salah dhe bën tri fitore në grup, duke merituar kualifikimin si e para e grupit D.
Ndeshja ka rezultuar mjaft e luftuar dhe suksesi i Marokut ndaj afrikano-jugorëve, ka ardhur në minutën e fundit të takimit të luajtur në “Al Salam Stadium”. Autori i golit për Marokun ishte Mubarak Buosofa (90’).
