Algjeria dhe Senegali, me hap “kampioni”


Kupa e Afrikës, Gr. C: Tanzani-Algjeri 0-3 (Slimani 35′, Ounas 39′, 45+1) / Kenia-Senegal 0-3 (Sarr 63′, Mane 71′ 88′)

Nga: Isuf Myrtaj

Algjeria me Islam Slimani në të 35’-tën dhe dy herë Adam Ounas, në të 39-tën dhe 45+1, shpërfytyruan Tanzaninë në takimin e mbrëmjes për “hesap” të Kupës së Afrikës. Formacioni i teknikut Belmadi, pasi kaluan në dy takimet e para, Senegalin dhe Kenian, i bënë mbylljen më të mire të mundëshme takimeve në grupin C, duke përfunduar me pike të plota.

Në sfidën tjetër të grupit, Senegali dhe Kenia dueluan fort gjatë fraksionit të parë, pasi në lojë ishte bileta e dytë e kalimit në turin pasardhës.

Sidoqoftë, senegalezët ngulmuan më shume dhe mundësinë e pastër për të shënuar, e pati me kampionin e Champions League të “reds”-ave, Sadio Mane.

Sulmuesi gaboi në të 29-tën nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, Senegali la pas zhgënjimin dhe në pjesën e dytë, mberrin te goli me Sarr.

Ishte 63-ta, teksa lojtari i Rënes në Ligë 1, lumturoi skuadrën. Por supermacinë dhe vendosmërinë për të avancuar më tej, “luanët” e trajnerit  Aliou Çise, e realizojnë më së miri me golin e dytë në të 71-tën.

Dhe s’kish si të ndodhte ndyshe me numrin 10 në fushë. Sadio Mane, korrigjon gabimin e penalltisë së humbur dhe dyfishon shifrat.

Gjithsesi, guximi për të gjuajtur penalltinë e dytë në favor të Senegalit në të 88-tën nga ylli i Liverpulit, Mane, duhet “mirëkuptuar”.

Këtë radhë, Sadio Mane nuk gabon, duke u shndërruar në heroin e ndeshjës. Në “June Stadium” të Kajros, Senegali gjen biletën e dytë të grupit C. Algjeria dhe Senegali, kalojnë grupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!