Kovaçiç është i Çelsit…

Mateo Kovaçiç, nga sot zyrtarisht pjesë e Çelsit në Premier Ligë. Klubi i Realit që kishte pronësinë e kroatit, e ka bërë zyrtare kalimin e mesfushorit te Çelsi.
Gjithashtu edhe ekipi londinez, përmes një postimi në Twitter, ka lajmëruar afrimin e Kovaçiç.
“Klubi i Realit dhe Çelsit kanë gjetur zgjidhjen për transferimin e Kovaçiç. Klubi , falënderon Kovaçiç, për gjithë këto vite përshkruar së bashku, për profesionalizmin dhe komportimin ekzemplar. Paç fat,”– shkruhet në deklaratën e klubit madrilen.
