Multimiliona për De Ligt, ndoshta dhe Pogba

Juventusi do t’i paguajë Ajaksit 80 milionë për shërbimet e mbrojtësit De Ligt. Por te “Zonja” është edhe Pogba dëshiron të rikthehet

Rreth 12 muaj pas mbërritjes së Kristiano Ronaldos në Torino, Juventusi është i gatshëm të bëjë një tjetër goditje multimilionere, ndoshta edhe dy.

Negociatat për blerjen e Matijs de Ligt janë në proces: sipas “Tuttosport”, klubi i Juventusit ka pranuar kërkesat e Ajaksit dhe do të paguajë 80 milionë euro në arkën e skuadrës holandeze (67 pjesë të fiksuara plus 13 bonuse të tjera lehtësisht të arritshme).

Marrëveshja me avokatin e mbrojtësit, Mino Raiola, u gjet me 7.5 milionë si page në sezon, plus 4.5 milionë bonus sezonale për De Ligt.

Por te Juventusi ëndërrojnë edhe (ri) mikpritjen e një ylli tjetër: të Paul Pogba të Mançester Junajtid. Presioni i Real Madridit është i fortë në mesfushorin francez, por sipas raporteve të “AS”, lojtari do të preferonte Juventusin përpara “blancos”.

Gazeta spanjole shton, se Pogba është në një ngut për t’u larguar nga Mançester Junajtid, madje ai do të kishte folur edhe në telefon me Mauricio Sarrin, të cilit do të kishte rrëfyer dëshirën e tij për t’u kthyer në Torino.

Nërkohë Pogba, sipas “AS”, do të komunikojë me Solskjaer për t’i shprehur atij dëshirën se dëshiron të largohet nga Anglia dhe shpreson të mos jetë me skuadrën për turneun në Australi, më 7 korrik. “Djajtë” kërkojnë 150 milionë për shitjen e Pogba.

Janë 80, milionat që Juve do t’i paguajnë Ajaksit për De Ligt, i cili me pagën e tij 12 milionë në vit, do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në Serie A, pas CR7 të paarritshëm.

Sipas “Tuttosport” nënshkrimit të kontratës i mungojnë vetëm formalitetet më të fundit dhe pritet që Raiola ta mbylli marrëveshjen në Amsterdam, në ditët e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!