Vendimi i CAS, përjashton Milan nga Europa

Në rast kualifikimi në turin e dytë të Europa League, skuadra jonë e Kukësit nuk do të përballet me Romën, por me Torinon…

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës sot ka dhënë verdiktin për skuadrën italiane të Milanit. Ajo e ka gjetur fajtore dhe me probleme “fair-play” financiar, duke ua mbyllur kësisoj rrugën europiane “kuqezinjve”.

Pavarësisht se ishte renditur në vendin e 5-të në Seria A, tani Milani nuk do të marrë pjesë në Europa League. Vendin e “kuqezinjve” tani do ta zejë skuadra e Romës, e cila do të konkurrojë direkt në fazën e grupeve, ndërkohë që Torino e renditur e 7-ta, përfiton dhe do ta nisë konkurrimin e saj në turin e dytë të Europa League.

Ky vendim, në mënyrë të tërthortë, lidhet edhe me skuadrën tonë të Kukësit. Në rast kualifikimi ndaj hungarezëve Debrecenit, tani skuadra verilindore e trajnerit Gjoka, në turin e dytë nuk do të përballet me Romën, por me skuadrën e Torinos që ka zënë vendin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!