Inter zyrtarizon të parin, Diego Godin!

Herët në mëngjes, rreth orës 6:00, Inter ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit uruguajan Diego Godin, marrë nga Atletiko Madrid në parametra zero.

“FC Internazionale Milano njofton se ka përfunduar një kontratë 3-vjeçare bashkëpunimi me futbollistin Diego Godin deri më 30 qershor 2022”.

Dhe përsëri: “Ne kemi nevojë që historia të jetë konkurruese. Diego Roberto Godin Leal ka shkruar disa histori, duke filluar nga Rosario, qyteti në Uruguaj, ku ai ka lindur më 16 shkurt 1986.

Për të vazhduar më pas me ekipet e të rinjve në Montevideo, te Sporting. Pastaj tri sezonet në Cerro, kalimi te Nacional, përpara se zbriste në Europë, te Vijarreal nga ku në vitin 2010 do të transferohej te Atletiko Madrid”, shkruhet karriera e Godin, në njoftimin e klubit milanez.

Mbrojtësi uruguajan, 33-vjeçari Diego Godin, është blerja e pare zyrtare e Interit të ri 2019-2020, që do të drejtohet nga Antonio Konte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!