“Ruletë”, Kili në ½ finale nga penalltitë!…

“Copa America”, çerekfinalet: Kolumbi-Kili 0-0 (4-5 me penallti)

Në gjysmëfinalen e dytë kualifikohet Kili, kampioni në fuqi i “Copa America”, i cili po sonte do të mësojë emrin e rivalit, fituesit të çiftit Uruguaji-Peru.

Për të përcaktuar gjysmëfinalistin në “Arena Corinthians”, gjyqtarit argjentinas Nestor Pitana iu desh, që Kolumbinë dhe Kilin t’i çonte te pika e bardhë e penalltisë. Aty pastaj histori tjetër, “ruletë ruse”… Kili u tregua më i qetë, më i saktë dhe fitoi 5-4, duke kaluar për në gjysmëfinale.

Minutat e para ishin interesante për Kolumbinë. E megjithatë, në të 17-tën ishte Kili, që me Aranguiz nga e majta, shënon. Veç gëzimi shuhet shpejt nga Pitana, që me ndihmën e VAR-it anulon epersine e kilenëve. Maripan dhe Vidal iu afruan golit, por në çastet finale gabuan. Kolumbianët i përfundojnë 45 minutat e para të hutuar.

Fraksioni i dytë i lojës nisi po me ato përbërje, por edhe me thuajse të njejta zhvillime. Në minutën e 70-të, Kili shënon. Pitana, me ndihmën e VAR-it, përsëri merr një vendim në favor të Kolumbisë, anulon golin.

Në 20 minutat e fundit Kolumbia e humbi plotësisht fushën. Skuadra e Reinaldo Ruedës kontrolloi gjithçka, por pa e ulur kujdesin nga kundërsulmi i kolumbianëve. Kësisoj shkuan te verdikti i penalltive.

Hames, Kardona, Kuadrado dhe Mina shënuan për Kolumbinë. Uilliam Tesillo ishte përgjegjës për të pestën. Goditja e tij përfundoi jashtë, në anën e djathtë të portierit Arias.

Te Kili të gjithë kishin të saktë. Vidal, Vargas, Pulgar, Aranguiz dhe Aleksis Sances shënuan dhe fiksuan rezultatin 5-4 për Kilin, i cili siguroi një vend për gjysmëfinalen e dytë të “Copa America”.

Kundërshtar i tij do të jetë fituesi i ndeshjes Uruguaji-Peru, që do të luhet sot në orën 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!