Peruja plotëson 4-shen, por me penallti!…

“Copa America”, çerekfinalet: Uruguaji-Peru 0-0 (4-5 me penallti)

Përcaktohet edhe çifti i dytë gjysmëfinal. Më 4 korrik, në orën 02:30 do të përballen Kili me Perunë.

Peruja është gjysmëfinalistja e katërt e edicionit të 46-të të “Copa America”. Pas 97 minutash të barabarta 0-0, futbollistët peruanë u treguan më të saktë te pika e penalltisë. Ata realizuan 5 ndaj 4 të uruguajanëve dhe u kualifikuan për vazhdimin e garës.

Nëse portieri peruan Galeze ishte “heroi” i këtij takimi, sulmuesi i Barcelonës ishte “anti-heroi”. Luiz Suarez, që në penalltinë e parë goditi në trupin e portierit peruan, duke vërtetuar teorinë, se penalltia humbet, nuk pritet. Këtu përfundoi edhe historia e këtij takimi. Portieri Muslera e pati të pamundur të korrigjonte gabimin e Suarezit.

Peruja u kualifikua për në gjysmëfinale, por pa lavdi. Merita e tyre ishte se ata luftuan shumë dhe e çuan ndeshjen aty ku deshën, te penalltitë, ku duket e ndjenin veten më superiorë.

Uruguaji u eliminimua, por pa e merituar atë. “Çelestët” e dominuan takimin, ishin superiorë dhe me një ritëm gjithnjë e në rritje. Në të vërtetë ata shënuan 3 gola, por të pavlefshëm.

Në të 60-tën Edison Kavani realizoi një gol mjaft të bukur, por gjyqtari Sampaio, me ndihmën e VAR, tha “jo”. Në të 74-tën i erdhi radha Suarezit të shënonte, por përsëri Sampaio, duke u konsultuar me VAR, ashtu si në rastin e parë, e konsideroi sulmuesin me disa centimetra në pozicion jashtë loje.

Në vijim, uruguajanët e shtuan ngulmimin e tyre, por peruanët nuk i prishën planet, ata ishin të vendosur që çështjen e kualifikimit ta zgjidhnin nëpërmjet pikes së penalltise. Dhe ia arritën qëllimit. Lotët e Luiz Suarezit nuk vlenin, ato vetëm justifikonin keqardhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!