Feronikeli heroik, kualifikohet me 10 lojtarë!

Kampionia e Kosovës, skuadra e Feronikelit ka bërë një paraqitje heroike sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Edhe pse me 10 futbollistë në fushë, “Nikli” i Zekirija Ramadanit ia arriti të përmbysë andorianët e Santa Colomas dhe të fitojë 2-1, duke siguruar kalimin në turin e pare eliminator të Champions League.

Pas një pjese të parë 0-0, në të 52-tën andorianët, me anë të Sosa kaluan në epërsi pas një supergoli. Edhe pse të mbetur me 10 futbollistë në fushë, pas ndëshkimit të Ylli Hoxhës (49’) me karton të kuq, kundërpërgjigjja nuk vonoi. Mevlan Zeka barazoi ne 1-1, duke i dhënë ngjyrime dramatike takimit.

Në të 88-tën, Kastriot Rexha me kokë do ta çonte rezultatin në 2-1 për Feronikelin, duke bërë që stadiumi “Fadil Vokrri” të merrte frymë i lehtësuar dhe të shpërthente nga gëzimi i kualifikimit.

Feronikeli, pas ndeshjeve paraeliminatore, në turin e pare të Champions League do të përballet me skuadrën TNS (The New Saints) nga Uellsi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!