Feronikeli në finale, Hoti vendimtar…

Feronikeli- Lincoln Red Imps 1-0 (Hoti 3′)


Drenasit e Feronikelit, kalojnë në finale të turit paraeliminator në Champions League. Ndeshjet me grumbullim në Kosovë. Të premtën Feronikeli-Santa Coloma (And).

Zekerija Ramadani dhe Feronikeli i tij, të mbështetur nga tifozeria kosovare, kalojnë me sukses takimin e parë paraeliminator në një takim të luajtur sot në mbrëmje në Prishtinë.

Drenasit, kampionë të Kosovës në fuqi, janë kualifikuar në finalen e turneut paraeliminator të Champions League, ndërsa me një gol në start të takimit me Hotin, ka mundur Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Skuadra e Ramadanit ishte më këmbëngulëse përgjatë gjithë takimit dhe kishte disa mundësi të tjera për të dyfishuar mirpo në fund, edhe goli i vetëm i Hotit, ka mjaftuar për të kaluar përpara.

Feronikeli të premtën ka dhe finalen e turneut, teksa në “Fadil Vokrri”,do të ndeshet me Santa Coloma të Andorës e cila sot pasdite, mundi po 1-0 Tre Pene të San Marinos.


Minuta e 3-të. Çasti i shënimit të golit nga Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!