Spanjë e furishme, Zvicra nuk menaxhon avantazhin…


Nisen sot disa nga takimet kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Armeni-Itali ishte çifti i parë i ditës që shkoi në favor të italianëve, ndërsa në transfertë, arritën një fitore të vështirë.

Goli i avantazhit për formacionin e Mançinit, erdhi në të 77-tën teksa në të 80-tën, ‘azurët’ gjetën e dhe golin e sigurisë me Belotin. Më herët, në 45 minutat e para, të dyja skuadrat kishin realizuar nga një gol.

Ndërkohë,ndeshjet e tjera u zhvilluan në 20 45. Spanja ishte mysafire në Rumani teksa përgjatë gjithë lojës, skuadra e Morenos,ushtroi presion dhe diktoi në gjithë hapsirën.

Iberikët, mjaft të vendour e superior, teksa me Ramos në pjesën e parë me penallti (28’) dhe Alkaser (46’) i dërguan në dy golat për ‘furitë e kuqe’. Në të 59-tën, Florin Andonë për rumunët, ngushtoi diferencën.

Gjithsesi, minutat e fundit bëhën dramatike pasi Spanja detyrohet të luajë me një futbollist më pak, teksa Lorente, del nga fusha me të kuqe.

Irlanda dhe Zvicra ishte një tjetër betejë interesante e mbrëmjes. Fraksioni i parë i balancuar, ia la vendin pjesës së dytë, aty ku formacioni i Petkoviç me në krye Granit Xhakën, nisi sulme të shumta dhe vuri në shënjestër portën vendase.

Për të ardhur te goli i minutës së 74’ me Shar që realizon pas një aksioni model. Por reagimi i Irlandës për t’u admiruar dhe në të 85’, MikGoldrik me kokë barazon shifrat.

 Interesant takimi i Finlandës me Greqinë. Puki që luan në Premier Ligë me Noruiç, shënoi golin e vetëm të këtij takimi duke i dhënë një fitore me aromë kaulifikimi vendasëve. Rezultatet e mbrëmjes së sotme si më poshtë.

 Armeni- Itali 1-3, Ishujt Faroe- Suedi 0-4, Gjiblartar- Danimarkë 0-6, Norvegji- Maltë 2-0, Bosnjë- Hercegovinë- Lihtenshtein 5-0, Izrael- Maqedoni e Veriut 1-1, Rumani- Spanjë 1-2, Irlandë- Zvicër 1-1,Finlandë- Greqi 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!