Liridon Latifi nga Hungaria në Moldavi…

Besojmë se ju kujtohet sulmuesi i majtë i Skënderbeut, kosovari Liridon Latifi? Pas dy sezonesh për t’u harruar në radhët e skuadrës hungareze Akademia Pushkash, ish-kampioni i Shqipërisë me korçarët, ka ndërruar skuadër.

25-vjeçari koksovar, i cili arriti të vishte fanelën e Kombëtares dhe që konsiderohej si një sulmues me mjaft të ardhme, është larguar nga Budapesti për t’u transferuar te kampionët e Sherif Tiraspolit në Moldavi.

Zyrtarizimin e kësaj lëvizjeje e bën të ditur vetë klubi moldav nëpërmjet rrjeteve sociale, i cili shprehet i kënaqur dhe i uron mirëseardhjen Latifit në radhët e Sherif Tiraspolit.

Për dy sezone te Akademia Pushkash, sulmuesi Liridon Latifi, u aktivizua vetëm në 27 ndeshje dhe shënoi vetëm 1 gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!